Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Sali Berisha çmonton akuzat e SPAK

SYRI TV/ Vlorë, fshati Kaninë prej vitesh pa ujë, banorët sigurojnë ujin përmes burimeve

14:04, 07/09/2024
A+ Aa A-

 

Fshati Kaninë në Vlorë prej 30 vitesh vuan mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm. Banorët janë detyruar të gjejnë alternativa për të siguruar ujin përmes burimeve, ndërsa atë që e konsumojnë u duhet ta blejnë. Këtë problematikë banorët thonë se e kanë ngritur si shqetësim në Bashkinë e Vlorës, por nuk është marrë asnjë masë.

SYRI TV

Fshati Kanine një nga fshatrat me më shumë histori dhe mikëpritës, i pozicionuar vetëm 2 km larg Vlorës, vuan mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vitesh. Rreth 20 familje në një prej lagjeve të Kaninës prej vitesh nuk furnizohen me ujë, ndaj janë detyruar të gjejnë alternativa për të siguruar ujin përmes burimeve, ndërsa atë që e konsumojnë janë të detyruar ta blejnë. Situata bëhet edhe më problematike gjatë stinës së verës.

Banorët thonë se edhe pse e kanë ngritur si shqetësim në Bashkinë e Vlorës mungesën e furnizmit me ujë, situata vazhdon të jetë e njëjtë dhe nuk është marrë asnjë masë.

Deri më tani nga Bashkia e Vlorës dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk është kryer asnjë investim për Kaninën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco