VIDEO/ Atentati në Shkodër, zbardhet ngjarja, identifikohet autori/ EMRI

13:48, 07/09/2024
A+ Aa A-

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të shtënave me armë zjarri drejt automjetit “Land Rover” me të cilin udhëtonte kampioni shkodran i boksit, Arjon Kajoshi.

Arjan Kajoshi është boksier profesionist i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare. Ai rezulton të ketë fituar 14 ndeshje në këtë sport.

Dyshimet e para të këtij atentati lidhen me hakmarrjen. Vëllai i boksierit, së bashku me dy persona të tjerë, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, ku kanë goditur me sende të forta në kokë 62-vjeçarin, Vladimir Bruçin në qershor pas një sherri për parkimin.

Vladimir Bruçi rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të të shtënave në drejtim të boksierit, Alban Bruçit.

Alban Bruçi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai i ka shpëtuar një atentati, ndërsa është përfshirë në një tjetër atentat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco