VIDEO/ Atentati ndaj boksierit në Shkodër, dyshimet e para të policisë

13:32, 07/09/2024
A+ Aa A-

Arjon Kajoshi, boksieri i Vllaznisë, dyshohet se ishte objektiv i të shtënave në lagjen Rus, Shkodër.

Boksieri po lëvizte me automjeti “Land Rover” në pronësi të babait, Sokol Kajoshi, kur drejt tij u qëllua me armë zjarri.

Arjon Kajoshi po kthehej nga stërvitja drejt banesës së tij në momentin e ngjarjes.

Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar

Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi në qershor.

Megjithatë, policia ende po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se disa dëshmitarë okularë po dëshmojnë në polici, ndërsa kamerat në zonë janë sekuestruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco