'Mos i ha provokimet'/ Vrasja e Ballës, përgjimi ambiental tradhtoi të birin

'Mos i ha provokimet'/ Vrasja e Ballës, përgjimi ambiental tradhtoi të birin

13:21, 07/09/2024
A+ Aa A-

Esmerald Balla, i cili vrau babanë e tij Enver Ballën në Shënavlash dhe e hodhi në pus, ka treguar para hetuesve se si nisi konflikti.

Ai tregon se fillimisht ndodheshin në një makinë dhe kanë shkuar në stallën e tyre të deleve. Kur Enveri ka parë që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente. Aty ka filluar konflikti që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.

Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë. Pas kësaj, ai tregon se e ka qëlluar edhe njëherë tjetër Enverin, duke e lënë pa shenja jete.

Esmeraldi pasi kreu vrasjen, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, ka hedhur trupin e të atit në një pus në fshat.

Pas shoqërimit në polici edhe të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit të Durrësit për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor.

Në dosjen e masë theksohet nga prokuroria se gjatë përgjimit në paraburgim, Esmeraldi i ka thënë Edisonit që të “mos i ha provokimet” nga policia.

Më tej i ka thënë se “mos kishte treguar për pistoletën e fshehur”, si dhe për faktin se “ishin marrë vesh shumë mirë me njëri-tjetrin”.

Kurse Brahaj i është kthyer duke i kujtuar çështjen e lekëve, me idenë se “përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove të vij deri këtu”.

Prokuroria thotë në aktet e dosjes se të dy kanë biseduar edhe për ato që kishin folur pas ngjarjes dhe se “ishin marrë vesh shumë mirë mes tyre”.

Gjatë kontrollit të banesës së Brahajt policia gjeti edhe 145 mijë lekë, që dyshohet se i përkasin pagesës për bashkëpunimin në fshehjen e ngjarjes dhe ndihmës për fshehjen e kufomës së 62-vjeçarit në pus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco