U bë nënë në moshën 14-vjeçare/ Dëshmia: Jemi martuar me mblesëri

U bë nënë në moshën 14-vjeçare/ Dëshmia: Jemi martuar me mblesëri

12:36, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një 14-vjeçare ka lindur një fëmijë ditën e djeshme në maternitetin e Korçës. 

Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar 21-vjeçarin Dritson Kurti me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Burime thanë se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë

14-vjeçarja, e pyetur nga policia, ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.

Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjecarin nisur nga mosha e të miturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco