Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një mjeti 'Range Rover'

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një mjeti 'Range Rover'

12:34, 07/09/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Rus në Shkodër këtë të shtunë.

Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar në drejtim të një makinë Range Rover, me ngjyrë të bardhë.

Paraprakisht nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Momentalisht nuk dihet identiteti i shoferit të mjetit apo autorëve. Edhe motivet janë të panjohura. Pritet që më shumë detaje të përcjellë në vijim policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco