Braktisi të afërmin e mitur në Greqi, procedohet 50-vjeçari në Belsh

Braktisi të afërmin e mitur në Greqi, procedohet 50-vjeçari në Belsh

12:30, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një 50 vjeçar është proceduar penalisht pasi ka braktisur në Greqi të afërin e tij 16-vjeçar.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia 50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mos braktisjen e 16-vjeçarit.

“Seksioni për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. B., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka braktisur të afërmin e tij një 16-vjeçar në Greqi, i cili është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. 50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mos braktisjen e 16-vjeçarit”,-thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco