E rëndë në Korçë! 14-vjeçarja bëhet nënë, ndalohet babai i fëmijës

E rëndë në Korçë! 14-vjeçarja bëhet nënë, ndalohet babai i fëmijës

12:16, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një 14-vjeçare është bërë nënë në Korçë.

E mitura është paraqitur ditën e djeshme në maternitet.

Policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin D. K., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ai ka pranuar para policëve se është babai i fëmijës.

"Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës," thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco