Vrau babain dhe e hodhi në pus/ Lihet në burg Esmeraldi dhe bashkëpunëtori e tij në fshehjen e trupit

10:47, 07/09/2024
A+ Aa A-

Është dhënë sot vendimi për Esmerald Ballën i cili vrau të atij ditën e 11 gushtit dhe më pas e denoncoi si të humbur, dhe bashkëpunëtorin e tij në fshehjen e trupit, Edison Brahjan.

Gjatë gjyqit Esmeraldi nuk ka pranuar të flasë para trupës gjykuese nga ku është shprehur vetëm me fjalët 'Nuk kam çfarë të them', ndërkohë që i akuzuari si bashkëpunetor i Esmeraldit në fshehjene trupit, pra hedhjen në pus të të ndjerit Enver Balla, Edison Brahja është shprehur  se ai nuk dinte asgjë për vrasjen, dhe se ditën e ngjarjes Esmeraldi i kishte dhënë 200 mijë lekë. Gjithashtu Edisoni, u shpreh se ishte rrahur nga policia dhe si pasojë atij i ishte ndalur edhe frymëmarrja, duke qënë se ai vuan dhe prej astmës.

Gjykata vendosi lënien në burg të autorit Esmerald Balla, gjithashtu dhe të bashkëpunëtorit në fshehjen e trupit, Edison Brahja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco