'Më kanë rrahur policët dhe më kanë ndalur frymëmarrjen'/ Autori nuk pranon të flasë para gjykatës ndërsa 'bashkëpunëtori' në fshehjen e krimit mohon akuzat

10:30, 07/09/2024
A+ Aa A-

Sot mbahet gjyqi për Esmerald Ballën, i cili në 11 gusht vrau dhe fshehu trupin e të atit në një pus pranë fermës së tyre, ndërkohë që ishte po vetë ai i cili më 13 gusht e denoncoi si të humbur babain në polici më pretektin që ishte larguar nga shtëpia me një femër të panjohur.

Në gjyqin e sotëm , Esmeraldi nuk ka pranuar të flasë para gjyqtarëve duke u shprehur ' Nuk kam çfarë them', ndërkohë që Edison Brahaj i akuzuar si bashkëpunëtor në krim, pasi ndihmoi në trasportimin e fshehjen e trupit në pus,u shpreh para gjyqtarëve se ai nuk dinte asgjë për vrasjen, dhe se ditën e ngjarjes Esmeraldi i kishte dhënë 200 mijë lekë.

Gjithashtu Edisoni, shprehet se ishte rrahur nga policia dhe si pasojë atij i ishte ndalur edhe frymëmarrja, duke qënë se ai vuan dhe prej astmës.

Esmeraldi:  Nuk kam çfarë të them 
Edisoni:  Une skam bërë asgjë,  me ka thënë çoje qumshtin me makinën time dhe me ka marr Esmeraldi në telefon. Më kanë rrahur policët brenda dhe më kanë ndalur fryëmarrjen, sepse jam me astmë. Atë ditë të ngjarjes më ka dhënë Esmeraldi 200 mijë lekë të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco