Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me gazetarët

U raportua e rrëmbyer/ Policia sqaron ngjarjen në Tiranë pas disa orësh

U raportua e rrëmbyer/ Policia sqaron ngjarjen në Tiranë pas disa orësh

22:28, 06/09/2024
A+ Aa A-

Teksa u raportua e rrëmbyer para disa orëve në Tiranë, nga një telefonatë e mbërritur në komisariatin 6 në Kombinat, e reja është gjetur shëndoshë e mirë.

Policia u kujtua të sqaronte  opinionin public mbi historinë e rrëmbimit të të resë, disa orë pas ngjarjes, duke thënë se shkak për marrjen me forcë të saj është bërë një mosmarrëveshje mes dy të rinjve për motive xhelozie.

Njoftimi/ DVP Tiranë:

Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë:

Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip "Benz", dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco