Gjermani/ Kërcënoi policët në komisariat në hanxhar, 29 vjeçari shqiptar dyshohet se kishte qëllime terroriste

Gjermani/ Kërcënoi policët në komisariat në hanxhar, 29 vjeçari shqiptar dyshohet se kishte qëllime terroriste

17:51, 06/09/2024
A+ Aa A-

Shqiptari që u arrestua në Gjermani pasi hyri në një stacion policie dhe kërcënoi me hanxhar oficerët dyshohet se kishte qëllime terroriste.

29-vjeçari shqiptar hyri në stacionin e policisë në qytetin e vogël të Linz am Rhein, midis Koblenz-it dhe Bonit, rreth orës 2:40 të mëngjesit, duke bërtitur vazhdimisht “Allahu akbar” dhe tha se donte të vriste policët.

Oficerët e policisë mbyllën derën e komisariatit ndërsa i dyshuari u përpoq por nuk arriti ta hapte me forcë.

Hetuesit që kontrolluan banesën e të dyshuarit gjetën një flamur të grupit të Shtetit Islamik të vizatuar në një mur.

Incidenti në Koblenz pason një sulm me thikë të 23 gushtit në qytetin perëndimor të Solingenit, në të cilin një ekstremist i dyshuar nga Siria akuzohet për vrasjen e tre personave./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco