I mituri goditi me thikë 39-vjeçarin/ Zbardhet EMRI i të plagosurit në Rroskovec, ja si nisi sherri…

17:39, 06/09/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja në Roskovec. Dy personat e përfshirë në sherr, kanë qenë ulur së bashku në një tavolinë në lokal.

Teksa kanë qenë duke pirë, të dy kanë debatuar, ndërsa njeri ka qëlluar tjetrin.

Sipas burimeve për SYRI-n, i plagosur ka mbetur Gëzim Gjoni 39-vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Fierit për shkak të palgës që ka marrë nga thika, ndërsa autori ka ikur në drejtim të paditur.

Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes, të miturin 15-vjeçar. 

Roskovec/ Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç. 

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco