Punëtori bie aksidentalisht nga skela, ndërron jetë 66-vjeçari

Punëtori bie aksidentalisht nga skela, ndërron jetë 66-vjeçari

17:14, 06/09/2024
A+ Aa A-

Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa po punonte në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bardhok Biba", në kryeqytet, ndërsa dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër.

66-vjeçari si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco