Shiste kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Shiste kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

13:57, 06/09/2024
A+ Aa A-

Në Vlorë është arrestuar një 35-vjeçar, që shiste doza të lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar 100 doza kokaine, shumë e konsiderueshme parash, një automjet, një celular, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan së bashku me një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike dhe një automjet tip “Volkswagen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco