U arrestua si i përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit, Xhulio Malo ka qënë i dënuar me 10 vite burg

U arrestua si i përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit, Xhulio Malo ka qënë i dënuar me 10 vite burg

12:38, 06/09/2024
A+ Aa A-

Xhulio Malo, një person që kishte disa kohë që ka dalë nga burgu është arrestuar sërish nga policia, pasi rezulton se është përfshirë duke bashkëpunuar me tre shtetas të tjerë që kryen vrasjen e Elis Roshkodolit.

Malo rezulton i dënuar me 10 vite burg nga gjykata e Krimeve të rënda, si pjesë e grupit të Alikove në Lazarat, të cilët vranë punonjësin e policisë RENEA, Ibrahim Basha.

Xhulio Malo, është arrestuar dhe proceduar nga prokuroria e Shkodrës për akuzën e “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco