Krimi horror në Shënavlash/ Zbardhet dëshmia e Brahajt: Nuk kam lidhje fare

Krimi horror në Shënavlash/ Zbardhet dëshmia e Brahajt: Nuk kam lidhje fare

11:11, 06/09/2024
A+ Aa A-

Edison Brahaj, i arrestuar dje nga Policia e Durrësit si bashkëpunëtor i 30-vjeçarit Esmerald Balla për dhënie ndihme të autorit të krimit dhe fshehje të kufomës, ka mohuar se ka qenë pjesë e ngjarjes.

I marrë në pyetje ditën e djeshme menjëherë pas arrestimit, ai ka deklaruar se Esmeraldin e ka shkok prej vitesh dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

“Unë e kam shok Esmeraldin dhe vetë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk dija asgje derisa e pashë në televizor se çfarë kishte ndodhur, dija vetëm që babi i tij ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë vetë Esmeraldi dhe vetëm kaq.

Që Enveri ishte vrarë, këtë e mësova vetëm nga lajmet që dolën në televizione.

Unë e pranoj që kam njohje me Esmeraldin, por vetëm kaq, me ngjarjen nuk kam lidhje fare. As i kam dhënë ndihmë atij, as kam fshehur diçka në lidhje me vrasjen”, tha 25-vjeçari në dëshminë e tij.

Edison Brahaj u arrestua ditën e djeshme nga policia dhe akuzohet për veprën penal moskallëzim i krimit dhe fshehja dhe asgjësimi i kufomës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco