Tentoi të nxirrte nga aeroporti valixhen me 20 kilogramë kokainë, shqiptari dënohet me 36 muaj burg

Tentoi të nxirrte nga aeroporti valixhen me 20 kilogramë kokainë, shqiptari dënohet me 36 muaj burg

10:52, 06/09/2024
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 36 muaj burg pasi u arrestua duke tentuar të nxjerrë nga aeroporti një valixhe ku kishte 20 kilogramë kokainë.

Nga gjykimi i çështjes, mësohet se shqiptari kishte dy vjet që ishte i papunë dhe kishte më shumë se 40 mijë euro borxhe. Ai shpresonte të shlyente një pjesë të saj me paratë që do të merrte për transportin.

Shqiptari u arrestua në aeroportin e Brukselit më 15 qershor. Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancun e Meksikës.

Shqiptari pranoi menjëherë se i ishte kërkuar të merrte valixhen me vete nga aeroporti, por valixhja rezultoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Më pas, doganierët kontrolluan karuselin e bagazheve për fluturimin nga Cancun dhe gjetën një valixhe tjetër që dukej tamam si e para. Në të rezultoi se fshiheshin 20 kilogramë kokainë.

Prokuroria kërkoi dënimin e shqiptarit me 36 muaj burg, kërkesë që u miratua nga Gjykata.

Sipas avokatit të shqiptarit, droga ka hyrë në vend pa ndihmën e tij, ka tentuar vetëm ta nxjerrë nga aeroporti, në çdo rast nuk mund të ndiqet penalisht si anëtar i shoqatës apo organizatës kriminale, ka pasur vetëm kontakt me të si një lloj porosie.

Një person tjetër i kishte premtuar 8000 euro dhe klienti im shpresonte t’i shlyente një pjesë të borxheve të tij pas dy vjetësh papunësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco