Greqi, gjeorgjianët sherr me shqiptarin në spital, dy persona në pranga

Greqi, gjeorgjianët sherr me shqiptarin në spital, dy persona në pranga

10:17, 06/09/2024
A+ Aa A-

Trazira janë shkaktuar në Spitalin Atikon në Haidari të Athinës, kur tre persona janë përleshur në ambientet e tij duke bërë që të thirret me urgjencë policia.

Dy gjeorgjianë dhe një shqiptar janë përplasur për arsye të panjohura, me pasojë plagosjen e një gjeorgjiani.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e stacionit të policisë Haidari dhe Ndërhyrja e Shpejtë, të cilët kanë arrestuar gjeorgjianin dhe shqiptarin, ndërsa i treti ka mbetur në spital nën roje.

Të dy janë dërguar në prokurori për prishje të qetësisë. Ndaj gjeorgjianit të shtruar në spital është vendosur masa e dëbimit administrativ, sapo ka dalë nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco