Shqiptari futet me hanxhar në rajonin policor gjerman: Do u vras të gjithëve

Shqiptari futet me hanxhar në rajonin policor gjerman: Do u vras të gjithëve

09:38, 06/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në një rajon policor në Gjermani.

Sipas BILD, një shqiptar hyri natën me hanxhar në rajonin e policisë në Linz am Rhein.

29-vjeçari shqiptar kërcënoi se do të shkaktonte gjakderdhje mes policëve.

Rreth orës 2.40 të mëngjesit, shqiptari theu derën e komisariatit dhe hyri brenda duke tundur hanxharin.

Një zëdhënës i policisë tha se ai kërcënoi se do vriste çdo polic.

Por ajo që nuk dinte shqiptari ishte se për të shkuar te policët, duhej të kalonte një derë tjetër. Kur kaloi derën tjetër, oficerët e policisë shtypën butonin që e izoloi atë në dhomë.

Ai ngeci si në kurth.

Oficerët e policisë i shpjeguan se situata e tij ishte e pashpresë, por shqiptari nuk u qetësua.

Pas dy orësh, në rajon mbërritën forcat speciale të SEK.

Ata arritën ta neutralizojnë shqiptarin, i cili u plagos lehtë.

Për momentin, shqiptari është në arrest policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco