Aksident në Pogradec/ Benzi përplas këmbësoren, e dëmtuara dërgohet në spital

20:38, 05/09/2024
A+ Aa A-

Në aksident i rëndëka ndodhur pak më parë në aksin Korçë-Pogradec, ku një automjet ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe.

Mësohet se e plagosura është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco