Arrestohet shqiptari, tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumenta false

Arrestohet shqiptari, tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumenta false

16:23, 05/09/2024
A+ Aa A-

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari u ndalua në Bolzano, teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë.

Komisariati i Policisë së Bolzanos njofton se “34-vjeçari shqiptar me shumë dënime penale për krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, veçanërisht për trafik droge, ka raportuar se për arsye të paqarta është nisur drejt Austrisë”.

Në këtë moment efektivët e Policisë së Shtetit hetuan situatën dhe zbuluan se shqiptari “në vitin 2022, ishte dëbuar nga Autoritetet e Sigurisë Publike të Monzës dhe nga Bari, ishte kthyer në Shqipëri. Prej këtu, së fundmi, ai ishte kthyer në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale”.

Duke pasur parasysh të dhënat personale të rreme dhe sasinë e krimeve ndaj tij, oficerët e Brenerit e arrestuan atë në pritje të vendimeve të Autoritetit Gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco