SYRI TV/ Vijon emergjenca mjedisore në Tiranë, Syri Tv vëzhgim në Allias, Fresk dhe Astir

15:30, 05/09/2024
A+ Aa A-

 

Situata me mbetjet në kryeqytet vijon të jetë tejet problematike. Syri Tv ka kryer vëzhgime në zona të ndryshme të Tiranës, ku nga pamjet duket qartazi që kazanët e mbeturinave janë tejmbushur, ndërsa mbetjet janë përhapur nëpër rrugë duke shkaktuar shumë ndotje. Qytetarët që ndihën të rrezikuar nga era e keqe dhe përhapja e infeksioneve, teksa shprehin indinjatë për mungesën e pastrimit të qytetit.

SYRI TV

Menaxhimi i mbetjeve urbane është një nga detyrat kryesore që ka bashkia por duket qartazi që bashkia e kryeqytetit ka dështuar edhe në këtë aspekt, pasi Tirana është pushtuar nga mbeturinat. Në zona të ndryshme të kryeqytetit perveçse mbeturinat kanë tejmbushur kazanët, janë shpërndarë edhe në rrugë, ndërsa rreziku nga infeksionet është kthyer në shqetësim për qytetarët.

Syri Televizion vijon të kryej vëzhgime në rrugët e kryeqytetit për situatën problematike me mbetjet që kanë pushtuar të gjithë Tiranën. Nga pamjet duket qartazi që kazanët e mbeturinave janë tejmbushur, ndërsa mbetjet janë përhapur nëpër rrugë duke shkaktuar shumë ndotje. Këto pamje i përkasin rrugës sëUrgjencës së Pediatrisë, zonës së Oxhakut, rrugës së Tufinës, si dhe zonave të Freskut, Alliasit, 5 majit, Laprakës dhe Astirit.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për qytetarët që ndihën të rrezikuar nga era e keqe dhe përhapja e infeksioneve. Ata kanë folur për mikrofonin e Syri Televizion, duke shprehur jo pak irritim dhe indinjatë për mungesën e pastrimit të qytetit.

Ndërkohë ndotja vijon të shtohet edhe më tepër teksa në disa zona plehrat digjen, duke shtuar edhe më shumë rrezikun e sëmundjeve dhe dëmeve në mjedis.

Situata problematike me mbetjet në kryeqytet vijon prej disa javësh, ndërsa sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbetjet në Tiranë janë kthyer në një nga faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco