Atentati në ‘Don Bosko’ ende pa autor/ Makina hyri nga Kosova, 1 javë para ngjarjes ka qenë në…

Atentati në ‘Don Bosko’ ende pa autor/ Makina hyri nga Kosova, 1 javë para ngjarjes ka qenë në…

13:10, 05/09/2024
A+ Aa A-

Atentati i dështuar ndaj Kastriot Elezaj, në një lokal në “Don Bosko” është përgatitur rreth një muaj më parë, nga persona që për policinë e Tiranës ende nuk janë identifikuar.

Teksa ka verifikuar pamjet filmike të disa kamerave të zonës, ka rezultuar se e njëjta makinë tip “Golf 5” ngjyrë gri, është parë 1 javë më parë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Me sa duket autorët e zgjedhur për të gjuajtur mbi Kastriot Elezaj, kishin planifikuar të godisnin me armë ditë më parë. Nga pamjet filmike duket vetëm silueta e automjetit dhe asnjë e dhënë mbi autorët e krimit apo personin që drejton mjetin.

Kjo pasi asnjë nga të pranishmit në makinë nuk zbritur nga makina. Nga verifikimet e kryera është mësuar se makina dyshohet se ka hyrë nga Kosova në territon Shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar në Shqipëri. Kjo gjë është konstatuar nga numri i motorit të djegur.

Objektivi i këtij sulmi me armë Kastriot Elezaj, kishte precedente në një vend të Bashkimit Europian për vjedhje me ardhe, dhe sipas policisë e kaluara e tij kriminale mund të jetë bërë shkak për goditjen e tij me armë.

Vetë i plagosuri Elezaj, ka treguar për policinë se nuk ka pasur konflikt me asnjë person dhe se gjatë kësaj kohe ka lëvizur lirshëm në qytet, pa pasur frikën e askujt se mund ta vriste.

Elezaj është qëlluar me dy plumba pistolete teksa po qëndronte duke pirë kafe me mikun e tij, Renaldo Metushi i cili si pasojë e të shtënave mbeti dhe ai i plagosur./Elton Qyno/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco