Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Përcillet sot në banesën e fundit Enver Balla, familja hap dyert e mortit

09:49, 05/09/2024
A+ Aa A-

62-vjeçari Enver Balla, që dyshohet se u ekzekutua nga djali i tij, Esmerald Balla, do të përcillet këtë të enjte në banesën e fundit.

Varrimi do të bëhet pasdite në varrezat e Shënavlashit.

Familja Balla ka hapur dyert e mortit, ndërsa vazhdojnë hetimet intensive për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me ndonjë person tjetër të përfshirë në krim.

30-vjeçari pranoi krimin, duke thënë se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Sipas informacioneve, kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij (njerkën e autorit, pasi nëna i kishte vdekur vite më parë) si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco