Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Zbardhet dëshmia e djalit vrasës: Babai i harxhonte lekët me gra të tjera

Zbardhet dëshmia e djalit vrasës: Babai i harxhonte lekët me gra të tjera

08:50, 05/09/2024
A+ Aa A-

Esmerald Balla, 30-vjeçari që vrau me armë babanë e tij Enverin në Shënavlash të Durrësit, ka thënë para policisë se e ka kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër.

Pasi u vendos para fakteve, 30-vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai, për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese, kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Nga ana tjetër, policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Sipas informacioneve, kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij (njerkën e autorit pasi nëna i kishte vdekur vite më parë) si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.

Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30-vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco