Aksident në Lushnjë-Fier/ Makina godet me pasqyrë çiftin që udhëtonte me motor

Aksident në Lushnjë-Fier/ Makina godet me pasqyrë çiftin që udhëtonte me motor

22:06, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy bashkëshortë Albert dhe Gentjana Koleci, të dy 43 vjeçarë është fshikur me pasqyrë nga një mjet që i parakaloi.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar dhe policia rrugore si dhe grupi hetimor për dokumentimin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar dhe për këtë arsye grupi hetimor po punon jo vetëm me vendngjarjen ku mund të gjejnë pjesë të mjetit që shkaktoi aksidentin por edhe me kamerat e sigurisë të bizneseve të shumta të zonës.

Sipas bluve të qarkullimit është gjetur pasqyra e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po kryhen hetime.

Dy bashkëshortët Koleci janë banorë të fshatit Krutje e Poshtme dhe po ktheheshin nga puna për në banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco