Zbardhet dinamika e krimit horror në Shënavlash/ E vrau të atin në arë, me mjetin e fermës e transportoi...

Zbardhet dinamika e krimit horror në Shënavlash/ E vrau të atin në arë, me mjetin e fermës e transportoi...

21:24, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur fshatin Shënavlash të Durrësit, me zbardhjen e krimit makabër ka ndodhur më 13 gusht 2024. Esmerald Balla, 30 vjeç, ka raportuar në komisariatin e policisë se babai i tij, Enver Balla, kishte dalë nga shtëpia me një grua të panjohur dhe më pas kishte humbur kontaktet me të.

Në një skenë të rëndë dhe shokuese, Esmerald Balla pranoi autorësinë e vrasjes së babait të tij pas një konflikti për një shumë të konsiderueshme lekësh. Ngjarja është një shëmbëlltyrë e tmerrshme e përplasjes së dhunshme për pasuri, ku një fëmijë vret babanë e tij për para. Kjo ngjarje trondit thellësisht publikun e gjërë dhe është një kujtesë e dhembshme e forcës destruktive të lakmisë dhe konflikteve familjare. Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe prova të tjera, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.

DINAMIKA E NGJARJES: 

Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, djali ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco