Lajmi i fundit

Të shtënat me armë pranë ish-presidentit, reagon për herë të parë Donald Trump

Vëllai i vrau të atin, reagimi prekës i vajzës së Enver Ballës: Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, unë akoma ...

Vëllai i vrau të atin, reagimi prekës i vajzës së Enver Ballës: Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, unë akoma ...

21:07, 04/09/2024
A+ Aa A-

Ka reaguar lidhur me vdekjen e të atit, Blerina Balla vajza e vetme e të 62-vjeçarit, i cili u vra nga djali i tij 30-vjeçar, dyshohet për çështje parash. Blerina prek me reagimin e saj pasi disa kohë më parë kishte humbur dhe të ëmën, ndërsa shkruan se nuk mund të mësohet edhe me humbjen e tij. 

"Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth.", thuhet në postimin e vajzës.

DINAMIKA E VRASJES

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku thuhet se Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.

Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. 

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari. Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Kjo vrasje risjell sërish në vëmendje tragjedinë në familjen Meta në të njëjtin fshat, ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij dhe më pas u varros në kasollen pranë banesës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco