Lajmi i fundit

Të shtënat me armë pranë ish-presidentit, reagon për herë të parë Donald Trump

SYRI TV/ Dogji gruan, Bledar Trëndafili ende në kërkim

20:44, 04/09/2024
A+ Aa A-

Bledar Trëndafili e dogji bashkëshorten tij me benzinë të shtunën në Korcë për shkaqe xhelozie. Këto janë dyshimet e policisë ndërkohë që 45-vjeçari është ende në kërkim. Çifti prej 4 muajsh nuk jetonte bashkë dhe kjo ka qenë arsyeja që ka nxitur xhelozinë e Trëndafilit duke ndërmarrë dhe aktin ekstrem. Të njohurit e tij, e përshkruajnë 45-vjeçarin si një njeri agresiv që konsumonte alkol ndërsa bashkëshortja Melisa Trëndafili vijon të jetë e shtruar në QSUT.

 

SYRI TV

Ngjarja në qytetin e Korçës ku Bledar Trëndafili dogji me benzinë bashkëshorten e tij dyshohet se ka ndodhur për çështje xhelozie. Kjo është pista kryesore e policisë për ngjarjen që tronditi opinionin publik të shtunën e 31 gushtit. 45-vjeçari nga personat që e njihnin konsiderohet si një person agresiv dhe që konsumonte alkool. Çifti sipas burimeve prej 4 muajsh jetonte i ndarë megjithëse nuk kishin nisur një process divorci në gjykatë. Melisa Trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj. Kjo ka ngjallur dhe xhelozinë e Bledarit i cili të shtunën pasi i hodhi benzinë i vuri flakën bashkëshortes së tij. 31-vjeçarja në momentet e para ta ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një komshie dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.  

Ndërsa Bledar Trëndafili menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ku ende vijojnë kontrollet nga policia e Korçës në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronte si edhe po negociohet për t’u dorëzuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco