SYRI TV/ Tërhiqet firma 'Kurum', pezullohet vendimi për largimin e 500 punëtorëve nga puna

20:30, 04/09/2024
A+ Aa A-

Pas negociatave me institucionet shtetërore, Kompania  turke Kurum ka vendosur që përkohësisht të anulojë vendimin për pushimin e 500 punonjësve.  

Këta të fundit morën garanci se sektori i Petëzimit dhe sektori i Çelikut do vijojnë punën normalisht dhe punëtorët do paguhen në bazë të kontratës kolektive.

SYRI TV

Kompania private “KURUM” ka vendosur të shtyjë përkohësisht largimin nga puna të 500 punëtorëve pas negociatave që ka zhvilluar me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Në bazë të një marrëveshjeje u dakordësua  që punëtorët të mos largohen nga puna në një aftat të pa caktuar, duke marrë garanci që në  sektorin  e petëzimit kompania të angazhohet maksimalisht për të mbyllur problematikën financiare dhe për të vijuar normalisht punën.

Ndërkohe për pjesën e çelikut, punonjësit do te vazhdojnë të jenë në punë duke marrë një pagesë 35 mijë lekë bruto në muaj, përfishirë dhe dietat ushqimore.

Në përfundim të takimit përfaqësuesit e firmës dhe sindikatës së punëtoreve zgjodhën të mos flasin për mediet, teksa kreu i Bashkisë Elbasan njoftoi për arritjen e marrëveshjes.  

Lidhur me skandalin e mbetjeve toksike  kryebashkiaku  Gledian Llatrja  theksoi se Bashkia Elbasan prej kohësh është një komunikim me Ministrinë e Mjedisit.

Kompania Kurum në Elbasan eshtë punëdhnësi kryesor në këtë qytet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco