Lajmi i fundit

Të shtënat me armë pranë ish-presidentit, reagon për herë të parë Donald Trump

SYRI TV/ Grupi i Çopjave informacion për 500 mijë euro, zbardhet grabitja në banesën e Minella Muçës

20:23, 04/09/2024
A+ Aa A-

Organizata kriminale e Çopjave e nisi aktivitetin e saj me anëtarë të grupit që kryenin grabitje me armë të shumave të mëdha të parave.

Ata nuk kursenin as banesat, njëra prej të cilave në Fier, ku grupi i drejtuar nga Franc e Hajdar Çopja me Mikael Qosen e Talo Çelën në aksion, mendonin se brenda saj ndodheshin 500 mijë euro.

Nuredin Dumani dhe Irfan Azizi të inkriminuar dhe të sulmuar nga Çopjat, zbërthejnë me rrëfimet e tyre se si ndodhi përplasja me armë me policinë, ku vdiq një nga grabitësit dhe u plagos një tjetër.

SYRI TV

Grupi që shërbente për llogari të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, ku kryen edhe vrasje e atentate mefioze, e nisën aktivitetin e tyre kriminal fillimisht duke kryer grabitje.

E tillë është ajo e ndodhur në qytetin e Fierit në 2018, ku u tentua të grabitej një banesë, por policia mbërriti në kohë dhe ndërpreu ekzekutimin e planit, por që nga të shtënat me armë zjarri, mbeti i vdekur Xhuliano Sallaku dhe i plagosur Arben Muça. Nuredin Dumani thotë në dëshminë e tij se pjestar në grabitjen e dhunshme ishin Talo Çela, Altin Ndoci,

Eljo Bitri dhe djali i Abedin Mamës njohur ndryshe si Dine Çami. Makina e përdour në krim u çmontua sipas tij tek servisi i Gentjan Sharrës. 

Vendbanimi i këtij të fundit provohet edhe nga familja që ishte në shënjestër të grabitjes, të cilët thonë se djali i tyre posedon një lavazh makinash në këtë shtet. Arben Muça që mbeti i plagosur iu komunikua arresti, por sipas Nuredin dumanit, i Talo Çela dhe Altin Ndoci i dhanë para që të mos fliste. Për këtë tentativë të grabitjes, ka dhënë deklarime edhe Irfan Azizi, shënjestër e një atentati vetëm dy vite pas kësaj ngjarje, ku Talo Çela hapi zjarr ndaj tij.

Në këtë grabitje SPAK ka identifikuar si pjesmarrës Mikael Qose Kamami, Talo Çelën e Altin Ndocin, ky i fundit edhe si personin që zbrazi kallashin në drejtim të punonjësve të policisë. Një vit më pas, do organizohej një nga grabitjet më të bujshme, ajo e Rinasit ku miliona euro ishin nisur drejt Vjenës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco