Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Krimi horror në Durrës/ U vra nga djali, publikohet FOTO e viktimës dhe autorit

Krimi horror në Durrës/ U vra nga djali, publikohet FOTO e viktimës dhe autorit

17:03, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku djali ka vrarë babain dhe ka fshehur krimin duke e hedhur në pus.

Viktima është Enver Balla, 62-vjeç, i cili u vra nga i biri, Esmeral Balla.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, por u zbulua vetëm këtë të mërkurë.

62 vjeçari ka humbur kontaktet prej 13 gushtit. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, dhe e ka hedhur në pus, djali ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me të atin.

Bëhet e ditur se është gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash.

Njoftimi paraprak i policisë/ Durrës

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco