Lihet në burg turku i ekstraduar nga Gjeorgjia, akuzohet për trafik emigrantësh

Lihet në burg turku i ekstraduar nga Gjeorgjia, akuzohet për trafik emigrantësh

14:07, 04/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar në vitin 2022 ndaj shtetasit turk Yasin Hanci.

50-vjeçari Hanci u ekstradua pak ditë më parë nga Gjeorgjia.

 Sipas SPAK, Hanci akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco