EMRI/ Dhunon fëmijën e mitur dhe detyron bashkëshorten për marrëdhënie seksuale, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

EMRI/ Dhunon fëmijën e mitur dhe detyron bashkëshorten për marrëdhënie seksuale, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

13:56, 04/09/2024
A+ Aa A-

Policia greke ka vënë në pranga një 36-vjecar shqiptar, i akuzuar për dhunimin e bashkëshortes së tij greke. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku Celjan Mile 36 vjeç nga Otllaku i Beratit, është kthyer i dehur nga puna dhe ka nisur t’i bërtasë e kanosë bashkëshorten e tij greke E. M 36 vjec.

Të njëjtat veprime ai i ka kryer edhe ndaj fëmijëve të mitur 9 dhe 6 vjeç. Pasi ka fyer bashkëshorten me fjalë që cenojnë nderin e saj, ka goditur me grushte në pjesën e pasme të kokës vajzën e mitur M. E 9 vjeç.

Sipas kallëzimit të bashkëshortes, një ditë më parë, rreth orës 23.00, Mile ka detyruar edhe atë përmes dhunës dhe kanosjes që të kryenin marrëdhënie seksuale. Policia greke menjëherë pas kallëzimit, ka nisur kërkimet për 36-vjeçarin shqiptar dhe ka arritur ta arrestojë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco