Anëtar i organizatave kriminale në Itali, kapet në Kavajë 26-vjeçari

Anëtar i organizatave kriminale në Itali, kapet në Kavajë 26-vjeçari

13:40, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar, i dyshuar si anëtar i organizatave kriminale në Itali, u arrestua nga Policia në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se  i arrestuari është Viktor Tafa. Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 16”.

Kapet në Kavajë, një 26-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”, kapi në Kavajë dhe vuri në pranga shtetasin V. T., 26 vjeç, i lindur në Kavajë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco