Mega-operacion në Itali, Antimafia arreston 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë, 1 shtetas kolumbian e 1 domenikan

Mega-operacion në Itali, Antimafia arreston 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë, 1 shtetas kolumbian e 1 domenikan

13:02, 04/09/2024
A+ Aa A-

Ekzekutohet mëngjesin e sotëm mega operacioni i Antimafias Italiane i cili ka vënë nën urdhër arresti me burg 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë, 1 shtetas kolumbian e 1 domenikanë.

Gazetarja e SYRI TV, Alba Kepi bën me dije se akuza ndaj tyre lëshuar nga Prokuroria e Genovas është trafik ndërkombëtar droge kryesisht kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Akuza ndaj tyre rëndon trafikimin e 670 kg kokainë me vlerë rreth 25 milionë euro, trafik marijuane e hashash, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal mafioz.

Të arrestuarve i janë sekuestruar dy pistoleta tip Smith & Ëesson, një bombë dore M75, një pistoletë e tipit Zastava model M56, dy armë të tjera zjarri të modelit Zastava, një kallashnikov AK-47, pistoleta gjysmë automatike Beretta cal. 9, një revolver Smith & Ëesson cal. 38SP, pistoleta Colt model 1911 calibër 45 ACP e Beretta model. 70 calibër 7,65.

Në operacion janë përfshirë komandat antimafia të Reggio Calabria, Como e Genova.

Hetimet kanë dokumentuar se të arrestuarit janë pjesë e një strukture kriminale operative prej vitit 2014 në Panama, Kolumbi, Venezuela e Itali.

Kokaina në sasi të mëdha transportohej me anije nga Amerika Latine me destinacion portin e Genovas.

Tërheqja e drogës garantohej falë bashkëpunimit me palë të treta punonjës të portit e grupe të tjera krimianle në territor të cilët i kompensonin o me 20% të ngarkesës së drogës o me një shumë parash ekuivalente me këtë përqindje.

Pagesa bëhej përmes rrugëve jo bankare e një ndërmjetësi në Itali.

Ky grup i strukturuar kriminale drejtohej nga Gabriele Puleo i cili zotëronte një rrjet të gjerë kontaktesh me kartelat amerikano jugore të drogës.

Grupi kriminal akuzohet se vepronte për llogari të klanit mafioz ndranghetist  BELLOCCO.

Puelo është arrestuar më 7 tetor 2015 ndërsa tentonte të trafikonte mbi 147 kg kokainë. Dhe pse në burg në kontakt me trafikantin e shumëkërkuar Giuseppe Bellocco, e anëtarë të tjerë të grupit kriminal arrinte të organizonte e ngarkesa të mëdha kokaine që transportoheshin nga Kolumbia e Republika Domenikane drejt Italisë përmes Portit të Genova, Aeroportit të Parisit e aeroportit të Amsterdamit.

Anëtarët e këtij grupi narkotrafikantësh komunikonin mes tyre përmes sistemit të kriptuar EncroChat e SkyEcc.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Europol e autoritetet e policisë franceze që mundësuan sekuestrimin e zbardhjen e komunikimeve në plataformat EncroChat e SkyEcc.

Hetimet e shtrira prej 2014 në 2022 kanë dokumentuar 9 episode të transportit të mbi 670 kg kokainë e 38 episode të shitblerejs së saj.

Të arresutarve i janë sekuestruar gjithashtu të mira materiale, kompani, llogari bankare, autmjete, diamante, flori, aparate informatike, etj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco