Krimi tronditës në Korçë/ Rrëzohet mashtrimi i policisë: Çifti nuk ishte në proces divorci

Krimi tronditës në Korçë/ Rrëzohet mashtrimi i policisë: Çifti nuk ishte në proces divorci

11:50, 04/09/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare, në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 gusht.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person, i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.

Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të padiur, ku ende nga Policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronte, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorëzuar.

Së fundmi, nëpërmjet një komunikimi zyrtar për News24, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më herët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci.

Melisa trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës. Ndërsa sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.

31-vjeçarja në momentet e para ta ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyu duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, dhe aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco