FOTO/ Makina që autorët përdorën në atentatin e dyfishtë te 'Don Bosko'

FOTO/ Makina që autorët përdorën në atentatin e dyfishtë te 'Don Bosko'

11:37, 04/09/2024
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia.

SYRI TV ka siguruar pamje nga automjeti tip Golf 5, me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga dëshmitë e dhëna nga të plagosurit mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi që të identifikojnë ndonjë prej autorëve.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Elezi dhe Metushi nga brenda makinës. Gjithashtu dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco