Vdes një tjetër i paraburgosur/ Humbi ndjenjat kur po takonte babanë

Vdes një tjetër i paraburgosur/ Humbi ndjenjat kur po takonte babanë

11:35, 04/09/2024
A+ Aa A-

Humb jetën një tjetër person që ndodhej në qeli në Shqipëri.

Ky është një rast i përsëritur, ndërkohë që autoritetet thanë se Aurrel Sabriu humbi fillimisht ndjenjat gjatë një takimi me babanë.

Ai ishte arrestuar për dhunë në familje.

NJOFTIMI ZYRTAR

I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco