Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U monitorua që kur hyri në Turqi, detaje nga arrestimi i Liridon Rexhepit

U monitorua që kur hyri në Turqi, detaje nga arrestimi i Liridon Rexhepit

10:51, 04/09/2024
A+ Aa A-

Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, u arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi. Mossad-i është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit.

Siç shkruan agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

Sipas këtyre raportimeve, është konstatuar se Rexhepi ka transferuar para për personelin në terren në Turqi, i cili, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit, ka kryer operacione me dronë, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe ka përpiluar informacione për fushën siriane.

Si rezultat i punës hetimore  u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit.

Të gjitha llogaritë e Rexhepit, i cili u konstatua se kishte bërë një numër të madh transfertash të parave përmes Western Union për personelin në terren në Turqi, u monitoruan për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Liridon Rexhepi filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti kur hyri në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. 

Liridon Rexhepi thuhet se në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transfertar parash.

Familja e Rexhepit, në një deklaratë, janë shprehur të bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen. Përfaqësuesi i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit, Arianit Koci, ka përcjellë shqetësimin e familjes Rexhepi për arrestimin e djalit të tyre. Në porosinë e familjes Rexhepi thuhet se janë të bindur që Liridoni është i pafajshëm dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës apo edhe të Turqisë.

Për rastin janë informuar institucionet përkatëse të Kosovës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një konferencë për media tha se institucionet turke i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë pyetje në lidhje me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco