Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati në Tiranë/ Metushi: Jam i papunë, dola për kafe kur u plagosa

Atentati në Tiranë/ Metushi: Jam i papunë, dola për kafe kur u plagosa

10:17, 04/09/2024
A+ Aa A-

“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin”.

Kjo është dëshmia e Ronaldo Metushit, që mbeti i plagosur një ditë më parë në një lokal në “Don Bosko”, së bashku me 45-vjeçarin Kastriot Elezi.

Ronaldo është shprehur se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco