Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ FOTO/ Nga marijuana te kokaina rozë, shpallet në kërkim shqiptari

EMRI/ FOTO/ Nga marijuana te kokaina rozë, shpallet në kërkim shqiptari

09:51, 04/09/2024
A+ Aa A-

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge, në një operacion që ka çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Bëhet fjalë për droga të llojeve të ndryshme duke filluar nga marijuana e deri tek kokaina rozë apo metamfetamina.

Policia greke ka siguruar informacion për veprimtarinë e një grupi kriminal në zonën e Lekanopedio në Athinë dhe pas disa kohë hetimesh ka ndërhyrë me një operacion mbrëmjen e së martës.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou” në Athinë.

Në njërën nga banesat është arritur të arrestohet shtetasi grek Marios Kouskoulis, 30 vjeç, ndërsa në banesën tjetër nuk është arritur të kapen të dyshuarit.

Banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qera shtetasit grek Nikolaos Gardas, 33 vjeç, nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj, 24 vjeç nga Patosi.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg e 290 gramë marijuanë, 3 kg e 242 gramë kokainë, 875 gramë kokainë rozë, 875 gramë ketaminë, 545 gramë metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirës hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane.

Sipas policisë greke, vetëm kokaina rozë e njohur si “Tusi” shitej për 100-120 euro/gram.

Policia ka arrestuar shtetasin grek Marios Kouskoulis dhe ka shpallur në kërkim grekun Nikolaos Gardas dhe shqiptarin Panajot Mahmutaj. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Greqi pasi në vitin 2018 është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco