Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bëri makinën me parfum, ja truku që shqiptari përdori për të trafikuar 1.6 kg kokainë

Bëri makinën me parfum, ja truku që shqiptari përdori për të trafikuar 1.6 kg kokainë

09:27, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar, rezident në Breshia, u arrestua nga Gurdia di Finanza, pasi u kap me një sasi prej 1.6 kg kokainë, me vlerë tregu, 50 mijë euro.

Shqiptari kishte menduar një mënyrë për të fshehur drogën, më saktë për të çorientuar qentë antidrogë të policisë. Ai kishte lyer me parfum automjetin tip “Golf”, ndërsa kishte krijuar një vend të fshehtë në pjesën e bagazhit të mjetit, ku kishte fshehur drogën.

Por ajo që tradhëtoi shqiptarin ishte nervozizmi, çka më pas shtoi dyshimet te kontrollorët e Guardia di Finanza që kryen një kontroll të imtësishëm në automjet, duke përdorur edhe qen antidrogë.

Guardia di Finanza po heton edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve. Ndërsa, pritet që shqiptari të dalë para gjykatës në 3 tetor, ai ndodhet në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco