Paralajmërohet bllokim i kufirit me Kosovën nga Serbia, Policia e gatshme për çdo skenar

Paralajmërohet bllokim i kufirit me Kosovën nga Serbia, Policia e gatshme për çdo skenar

07:55, 04/09/2024
A+ Aa A-

Hyrjet e daljet në pikën kufitare  me Serbinë në Bërnjak nuk u ndalën gjatë tërë ditës këtë të martë.

Por, kjo pikë kufitare e të gjitha ato me Serbinë, ka zëra që do të bllokohen e do të pengohet lëvizja e lirë dhe kjo mund të bëhet nga serbët andej kufirit.

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të qytetarëve të qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori respektivisht këtë të premte kufijtë me Serbinë do të mbyllën nga qytetarët serb, dhe do të qëndrojnë ashtu deri kur forcat e policisë së Kosovës të largohen nga veriu dhe institucionet e uzurpuara ti kthehen qytetarëve serb.

Por, informata të tilla kanë pak nga Policia e Kosovës, por që thonë se janë të gatshëm për çdo skenarë.

“Kemi informacione aq sa keni edhe ju, dmth përmes rrjeteve sociale kemi pa që do të ketë një organizim të tillë sidoqoftë ne jemi duke punuar në këtë drejtim që të marrim sa më shumë informacion, aq sa dimë na këto protesta edhe bllokada janë paralajmëruar jashtë kufirit të Kosovës”, ka deklaruar Veton Elshani, U.D i drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës Veriore.

Elshani thotë se bllokada nuk do të lejojnë brenda territorit të Kosovës, ani se për veprime të tilla as nuk kanë informacione e as paralajmërime.

“Varësisht edhe nga rasti edhe reagojmë,  jemi të përgaditur për të gjitha situatat nuk ka diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Por, një organizim të tillë vështirë të mundshëm po e sheh eksperti i sigurisë Arben Dashevci.

“Ky mund të jetë vetëm një tentim, sa e mbani mend vitin e kaluar, ka zgjatur vetëm disa orë dhe janë tërhequr sepse përveç domenit të sigurisë do të ketë problem edhe domeni tjetër i lëvizjes së lirë”, ka thënë Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.

Kurse serbët këtë të martë kanë protestuar për të dytën ditë radazhi, para objekteve të komunave ilegale, duke kërkuar të kthehen në vendet e tyre të punës, meqenëse në fund të javës së kaluar Policia mbylli komunat ilegale me një kërkesë të MAPL-së.

Protesta ishte paqësore dhe zgjati rreth 30 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco