Korçë/ Humbi kontrollin mbi mjetin, aksidentohet 25 vjeçarja

Korçë/ Humbi kontrollin mbi mjetin, aksidentohet 25 vjeçarja

07:16, 04/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e se martës në aksin rrugor “Korçë-Devoll’, ku një 25 vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.- Advertisement -

Shtetasja me iniciale F.S., e cila po drejtonte automjetin tip “Benz”, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në  fshatin Dishnicë, shtetasja  F. S.,  25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja F. S.  është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco