Atentati në Don Bosko/ Del FOTO e makinës së përdorur nga tre autorët

Atentati në Don Bosko/ Del FOTO e makinës së përdorur nga tre autorët

17:24, 03/09/2024
A+ Aa A-

Del fotoja e auotmjetit të përdorur nga tre autorët që morën pjesë në atentatin, që la të plagosur dy persona në Don Bosko.

Automjeti që u përdor nga atentatorët, dyshohet të jetë i llojit ‘Golf’, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve nga ekspertët e grupit hetimor të ngritur për këtë ngjarje, së bashku me një armë zjarri të gjendur brenda tij.

Image

Komisariati i Kamzës gjeti automjetin e djegur plotësisht në zonën e Qerekës në Kamëz, pak kohë nga plagosja e dyfishtë në Don Bosko, në kryeqytet.

Sipas Policisë, autorët kanë qëlluar nga automjeti në drejtim të Kastriot Elezaj, për të cilin grupi hetimor ka dyshime të ketë qenë ai shenjestra e atentatit. I plagosur mbeti gjithashtu edhe Renato Metushi, 22 vjeç që shoqëronte në tavolinë 45-vjeçarin Elezi, ndërsa të dy u qëlluan kur po konsumonin kafe në zonën e Don Boskos, pranë një pike të OSHEE-së.

Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut pë rjetën, njoftoi më herët drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco