U rrëzua teksa eksploronte Malin e Korabit, 19-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

U rrëzua teksa eksploronte Malin e Korabit, 19-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

16:53, 03/09/2024
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është dërguar me helikopter nga Mali i Korabit drejt Traumës në Tiranë. Mësohet se i riu po eksploronte Alpet e Korabit kur në një moment është rrëzuar dhe është dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:40. Bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për të riun e dëmtuar. 

Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, 19-vjeçari është nisur direkt drejt Traumës me helikopter.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në Alpet e Korabit.

Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, duke eksploruar natyrën, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili shoqërohej nga disa shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Dibrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco