Atentati në Don Bosko/ Vocaj: Tre autorët qëlluan në lëvizje, makina e djegur me armë brenda

Atentati në Don Bosko/ Vocaj: Tre autorët qëlluan në lëvizje, makina e djegur me armë brenda

16:30, 03/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj nga vendgjarja ku u shënua plagosja e dyfishtë në zonën e  Don Boskos, është shprehur se Policia dhe grupi hetimor në bazë të këqyrejes paraprake të kamerave të sigurisë, është krijuar një ide e qartë se si ka ndodhur  ngjarjen e rëndë kriminale.

Sipas Vocajt, në atenta kanë marrë pjesë tre persona përfshirë edhe drejtuesit e automjetit, që është gjendur i djegur në përfieri të Tiranës. Nga ajo se çfarë hetuesit kanë zbuluar deri më tani, është se autorët sipas Vicajt nuk kanë dalë nga automjeti por kanë qëlluar nga brenda tij, duke plagosur Elezaj dhe Metushin, të cilët rezulton paraprakisht të kenë vetëm lidhje shpqërore me njëri- tjetrin.

Në një lokal privat në Don Bosko, janë plagosur dy shtetas, Kastriot Elezaj dhe Renato Metushaj, ndodhen në spitalin e Traumës. Policia ka ngritur grupin e posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. Gjithashtu po kontorollojmë në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Është gjetur automjeti i djegur, ka përputhshëmi me ato të përdorur nga autori.

Nuk rezulton të jetë me targa të vjedhura po nr.shasisë nuk përputhet me atë të makinës origjinale. S’është përcaktuar tipi i armës, janë gjetur gjithashtu edhe 7 gëzhoja. Në automjet ëhtë gjetur një armë zjarri, po ekzaminohet.  Janë vetëm lidhje shoqërore këto të plagosurit, po pinin kafe.

Nuk dihet kush ka qenë shenjestër, nga hetimi do rezultojë se kush ka qenë objekt. Mendohet se kanë qënë 3 persona, përfshirë dr.mjetit.  Nuk janë gjetur gjëra të paligjhshme nga të plagosurit.

Njëri prej tyre është me precedent penal, po hetojmë për të shkuarën e të plagosurve dhe njëkohësisht konfliktet e mundshme që mund të kenë, se janë pistat kryesore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, s’kanë zbritur. Kemi pamjet se si ka ndodhur ngjarja, kemi ide te qartë për ngjarjen e rëndë kriminale.  Këta kanë hapur zjarr nga makina dhe probaliliteti mund të kene qenë të maskuar është i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco