Mbi 8 mijë gjoba, 17 drejtues mjetesh të arrestuar/ Policia Rrugore e Elbasanit publikon bilancin për muajin gusht

Mbi 8 mijë gjoba, 17 drejtues mjetesh të arrestuar/ Policia Rrugore e Elbasanit publikon bilancin për muajin gusht

12:50, 03/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë muajit gusht, Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, ndërsa në total janë vendosur 8020 masa administrative, bëri të ditur për Balkanweb gazetari Fatmir Popja, referuar burimeve zyrtare nga Policia.

Sipas policisë, masat administrative të vendosura janë të ndara konkretisht:

✔3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

✔251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

✔49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

✔1345 për parakalime të gabuara;

✔320 për parkime të gabuara;

✔1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco